Shkëlqen skiatorja amerikane

Skijim

Shkëlqen skiatorja amerikane

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:36
Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, shkëlqen në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Courchevel të Francës. Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:49,81 minuta. Ajo ka qenë më e shpejt për 14 qindtat se Viktoria Rebensburg nga Gjermania. Një fitore me diferencë të ngushtë e skiatores amerikane, e cila fitoi 100 pikë të reja në renditjen e përgjithshme. Kjo është fitorja e 49-të e amerikanes në Kupën e Botës. Karakteristikë ka qenë se në rrëshqitjen e parë  Rebensburg ka qenë më e mirë për 8 qindtat se Shiffrin, por në rrëshqitjen e dytë skiatorja amerikane bëri përformancë shumë më të mirë dhe triumfoi në sllallomin e madh.

Image

Shiffrin

Francezja Tessa Worley arriti në podium përkatësisht në vendin e tretë me kohë më të ngadalshme për 33 qindtat se Shiffrin. Federica Brignone nga Italia ngeci për 12 qindtat nga pozita e tretë, por kishte kohën më të mirë për pesë qindtat se Raghild Mowinckel nga Norvegjia, e cila renditet në vend të pestë. Petra Vlhova arriti në vend të tetë por me kohë më të ngadalshme për 93 qindtat se fituesja e garës. Suedezja Frida Hansdotter nuk tregoi formë të mirë, duke u renditur në vend të nëntë dhe me një kohë të dobët për një sekondë e 36 qindtat se vendi i parë.

Gruaja e futbollistit të mirënjohur shqiptar, Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, nuk e kishte ditën e saj, e cila ngeci shumë në renditje dhe në kohë. Gut-Behrami zuri vendin e 24-të me kohë më të dobët për 3 sekonda e 44 qindtat e kohës më të dobët se Shiffrin. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq bindshëm me 789 pikë, ndërsa Mowinckel është në vend të dytë me 367, Schmidhofer 359 pikë etj., kurse në disiplinën e sllallomit të madh Brignone prinë me  230 pikë, pasojnë Shiffrin 210, Worley 205 etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)     1:49,81

2. Viktoria Rebensburg (Gjermania)   +0,14

3. Tessa Worley (Franca)       +0,33

4. Federica Brignone (Italia)  0,45

5. Raghild Mowinckel (Norvegjia)      0,50

6. Stephanie Brunner (Austria)    0,78

7. Anna Veith (Austria)   0,91

8. Petra Vlhova (Sllovakia)    0,93

9. Frida Hansdotter (Suedia) 1,36

10. Adeline Mugnier (Franca)      1,39

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat