Yule befason, +34 nga Schwarz

Skijim

Yule befason, +34 nga Schwarz

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:10
Yule befason, +34 nga Schwarz

Skiatori zviceran Daniel Yule shkëlqeu në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Madonna Di Campiglio të Italisë. Yule zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:38,34 minuta dhe ka qenë më i shpejt për 34 qindtat se austriaku Marco Schwarz. Austriaku tjetër, Michael Matt, renditet në vend të tretë me 50 qindtat e kohës më të dobët se fituesi i garës. Fakti tjetër interesant është se dy skiatorë arritën me kohë të njëjtë dhe përfunduan në vend të nëntë.

Image

Është fjala për Victor Muffat-Jeandet (Franca) dhe Alexis Pinturault (Franca), me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 30 qindtat se Yule.  Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher, prinë me 620 pikë, i ndjekur nga Henrik Kristoffersen (352), Max Franz (341) etj. ndërsa në sllallom Hirscher udhëheq me 20 pikë apo 15 më shumë se Yule.

Rezultatet

1. Daniel Yule (Zvicra)  1:38,34

2. Marco Schwarz (Austria)  +00,34

3. Michael Matt (Austria)               +00,50

4. David Ryding (Britania e Madhe)        +00,65

5. Giuliano Razzoli (Italia)     +01,08

6. Manfred Mölgg (Italia)      +01,09

7. Istok Rodes (Kroacia)        1:39,44      +01,10

8. Felix Neureuther (Gjermania)    +01,26

9. Victor Muffat-Jeandet (Franca)           +01,30

9. Alexis Pinturault (Franca) +01,30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat