Sllovakja më e mirë në sllallomin e madh, Shifrin e pesta

Skijim

Sllovakja më e mirë në sllallomin e madh, Shifrin e pesta

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:55
Petra Vlhova, foto EPA

Skiatorja 23-vjeçare nga Sllovakia, Petra Vlhova, tregoi klasin e saj, duke e zënë vendin e parë në sllallomin e madh, me kohë të kaluar për 2:04,72 minuta. Gara u zhvillua në Qendrën e Skive në Semmering të Austrisë, e cila ka qenë me rivalitet, sidomos duhet theksuar se në rrëshqitjen e parë amerikanja Mikaela Shiffrin dominoi, por ashtu nuk i shkoi edhe në rrëshqitjen e dytë, duke përfunduar në vend të pestë me kohë më të dobët për 66 qindtat se fituesja e garës dhe për 6 qindtat mbeti larg vendit të tretë.

Në vend të dytë renditet Viktoria Rebensburg nga Gjermania me kohë me të dobët për 45 qindtat se Vlhova, kurse francezja Tessa Worley renditet në pozitën e tretë por me 60 qindtat më e ngadalshme se fituesja e garës. Në renditjen e sllallomit të madh Brignone prinë me 270 pikë, 5 më shumë se Worley e 15 se Shiffrin, kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson bindshëm me 934 pikë, pasojnë Vlhova (488), Mowinckel (396) etj.

Rezultatet

1. Petra Vlhova (Sllovakia)  2:04,72

2. Viktoria Rebensburg (Gjermania)      +00,45

3. Tessa Worley (Franca)     +00,60

4. Stephanie Brunner (Austria)    +00,64

5. Mikaela Shiffrin (SHBA)   +00,66

6. Federica Brignone (Italia)         +00,76

7. Ricarda Haaser (Austria) +00,90

8. Anna Veith (Austria)        +00,94

9. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)       +01,00

10. Marta Bassino (Italia)    +01,51

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat