Shiffrin më e shpejt, Vlhova e dyta

Skijim

Shiffrin më e shpejt, Vlhova e dyta

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 15:36
Shiffrin më e shpejt, Vlhova e dyta

Shkëlqen skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin. Ajo zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Semmering! Shiffrin ka pasur kohën për 1:42,99 minuta, për 29 qindtat ka qenë më e shpejt se sllovakja Petra Vlhova. Në vend të tretë renditet zvicerania Wendy Holdener ose me 9 qindtat e kohës më të dobët se Vlhova. Në renditjen e sllallomit, Shiffrin prinë me 500 pikë, 100 më shumë se Vlhova, kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin  thellon edhe më shumë epërsinë, duke arritur në 1034 pikë, pasojnë Vlhova (568), Mowinckel (396) etj.

Rezultatet

1.Mikaela Shiffrin (SHBA)   1:42,99

2. Petra Vlhova (Sllovakia) +00,29

3. Wendy Holdener (Zvicra)       +00,38

4. Katharina Liensberger (Austria)   +00,75

5. Katharina Truppe (Austria)    +01,58

6. Anna Swenn-Larsson (Suedia)      +01,81

7. Irene Curtoni (Italia)       +02,29

8. Roni Remme (Kanada)   +02,60

9. Mina Fürst Holtmann (Norvegjia)        +03,16

10. Laurence St-Germain (Kanada)  +03,21

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat