Shiffrin, bindshëm më e mirë në sllallom

Skijim

Shiffrin, bindshëm më e mirë në sllallom

Nga: K. Goca Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:45
Shiffrin, bindshëm më e mirë në sllallom

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, nuk ka të ndalur, shënon edhe një fitore të madhe dhe fiton edhe 100 pikë të reja në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Ajo regjistroi fitoren e 37-të në sllallom dhe të 52-tën në Kupën Botës. Shiffrin pati kohën shumë të mirë, për 2:01,09 minuta ose për një sekondë e 25 qindtat më të mirë se sllovakja Petra Vlhova, në garën që u mbajt në Sleme të Kroacisë. Në vend të tretë renditet zvicerania Wendy Holdener me kohë më të dobët për 1 sekondë e 75 qindtat se fituesja e garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë me 1.214, duke lënë pas Vlhovan (748), Holdener (514) etj. ndërsa në sllallom kryeson Shiffrin me 680 pikë, e ndjekur nga Vlhova (580), Holdener (375) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    2:01,09

2. Petra Vlhova (Sllovakia) +1,25

3. Wendy Holdener (Zvicra) +1,75

  4. Frida Hansdotter (Suedia) 2,97

  5. Christina Geiger (Gjermania)   3,51

  6. Anna Larsson  (Suedia)    3,65

  7. Michelle Gisin (Zvicra)     4,02

  8. Bernadette Schild (Austria)     4,29

  9. Chiara Costazza (Italia)     4,42

 10. Katharina Truppe (Austria)     4,59

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat