Vlhova më e mira, la pas Shiffrinin

Skijim

Vlhova më e mira, la pas Shiffrinin

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:13
Petra Vlhova, foto Giovanni Auletta/The Associated Press

Skiatorja sllovake Petra Vlhova fiton në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Flachau të Austrisë. Ajo ka ndërprerë serinë e fitoreve të skiatores më të mirë amerikane Michaela Shiffrin, e cila e ka fituar sllallomin e fundit. Vlhova arriti në pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:52,85 minuta, me kohën me të shpejt për 15 qindtat se Mikaela Shiffrin. 

Amerikania ishte shumë afër qëllimit, por kësaj radhe edhe fati sportiv nuk i priu dhe u desh të kënaqej me pozitën e dytë. Në pozitën e tretë është austriakja Katharina Liensberger me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 17 qindtat, duke lënë pas vete 48 qindtat e kohës më të dobët zviceranen Wendy Holdener. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.294 pikë, pasojnë Vlhova (848), Holdener (564), Mowinckel (418) etj. ndërsa  në sllallom kryeson Shiffrin me 760 pikë, e përcjellë nga Vlhova (680), Holdener (425), Hansdotter (298) etj.

Rezultatet

1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1:52.85

2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.15

3. Katharina Liensberger (Austria)     +1.17

4. Wendy Holdener (Zvicra)      +1.65

5. Frida Hansdotter (Suedia)     +1.91

6. Christina Geiger (Gjermania) +2.68

7. Michelle Gisin (Zvicra)   +2.77

8. Katharina Truppe (Austria)    +3.83

9. Nastasia Noens (Franca)       +3.96

10. Aline Danioth (Zvicra)  +4.17

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat