Kampioni është kampion! Marcel Hirscher sundon në Qendrën e Skive në Adelboden të Zvicrës! Skiatori austriak triumfoi edhe në sllallom pas atij të sllallomit të madh! Hirscher u tregua më i mirë se të tjerët, sidomos në rrëshqitjen e dytë, duke triumfuar me kohë të kaluar për 1:47,37 minuta. Në rrëshqitjen e parë austriaku Schwarz ishte më i mirë dhe kishte kohën pothuajse për 15 qindtat më të mirë se Hirscher, por në rrëshqitjen e dytë gjithçka ndryshoi dhe kampioni në fuqi i botës bëri më të mirën.
Ramon Zenhäusern
Kjo është fitorja e 67-të për Hirscherin në karrierën e tij dhe po shkon drejt titullit të tetë të njëpasnjëshëm të botës. 29-vjeçari nuk ka konkurrencë edhe gjatë këtij edicioni, sidomos pas kësaj fitore ka thelluar edhe më shumë epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Francezi Clement Noel renditet në vend të dytë me 50 qindtat e sekondës me pak se fituesi i garës, por kishte 21 qindtat e kohës më të mirë se norvegjezi Henrik Kristoffersen, që zuri vendin e tretë.
Marco Schwarz që ishte i mirë në rrëshqitjen e parë, më pas u eliminua dhe lëshoi një mundësi për rezultat të mirë. Në vend të katërt renditet francezi Alexis Pinturault, duke ngec për dy qindtat nga pozita e tretë, kurse zvicerani arriti i pesti por me kohë të dobët për 97 qindtat se Hirscher.
Hirscher në mes
Fakti tjetër interesant është se Stefan Hadalin nga Sllovenia arriti rezultat të mirë, duke u renditur në vend të dhjetë. Në renditjen e sllallomit Hirscher udhëheq me 437 pikë, i ndjekur nga zvicerani Daniel Yule (278), Henrik Kristoffersen (269) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher prinë me 976 pikë. Hirscher ka 405 pikë më shumë se pozita e dytë Kristoffersen (571). Francezi Pinturault renditet i treti me 494 pikë, Franz (408) etj.
Rezultatet
1. Marcel Hirscher (Austria) 1:47,37
2. Clement Noel (Franca) +00,50
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +00,71
4. Alexis Pinturault (Franca) +00,73
5. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +00,97
6. Elias Kolega (Kroacia) +01,97
7. Victor Jeandet (Franca) +01,98
8. Daniel Yule (Zvicra) +02,05
9. Jean Grange (Franca) +02,20
10. Stefan Hadalin (Sllovenia) +02,22