Hirscher sundon në Adelboden të Zvicrës - Bota Sot
Hirscher sundon në Adelboden të Zvicrës

Skijim

Hirscher sundon në Adelboden të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:53
Marcel Hirscher

Kampioni është kampion! Marcel Hirscher sundon në Qendrën e Skive në Adelboden të Zvicrës! Skiatori austriak triumfoi edhe në sllallom pas atij të sllallomit të madh! Hirscher u tregua më i mirë se të tjerët, sidomos në rrëshqitjen e dytë, duke triumfuar me kohë të kaluar për 1:47,37 minuta.  Në rrëshqitjen e parë austriaku Schwarz ishte më i mirë dhe kishte kohën pothuajse për 15 qindtat më të mirë se Hirscher, por në rrëshqitjen e dytë gjithçka ndryshoi dhe kampioni në fuqi i botës bëri më të mirën.

Image

Ramon Zenhäusern

Kjo është fitorja e 67-të për Hirscherin në karrierën e tij dhe po shkon drejt titullit të tetë të njëpasnjëshëm të botës. 29-vjeçari nuk ka konkurrencë edhe gjatë këtij edicioni, sidomos pas kësaj fitore ka thelluar edhe më shumë epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Francezi Clement Noel renditet në vend të dytë me 50 qindtat e sekondës me pak se fituesi i garës, por kishte 21 qindtat e kohës më të mirë se norvegjezi Henrik Kristoffersen, që zuri vendin e tretë.

Marco Schwarz që ishte i mirë në rrëshqitjen e parë, më pas u eliminua dhe lëshoi një mundësi për rezultat të mirë. Në vend të katërt renditet francezi Alexis Pinturault, duke ngec për dy qindtat nga pozita e tretë, kurse zvicerani arriti i pesti por me kohë të dobët për 97 qindtat se Hirscher.

Image

Hirscher në mes

Fakti tjetër interesant është se Stefan Hadalin nga Sllovenia arriti rezultat të mirë, duke u renditur në vend të dhjetë. Në renditjen e sllallomit Hirscher udhëheq me 437 pikë, i ndjekur nga zvicerani Daniel Yule (278), Henrik Kristoffersen (269) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher prinë me 976 pikë.  Hirscher ka 405 pikë më shumë se pozita e dytë Kristoffersen (571). Francezi Pinturault renditet i treti me 494 pikë, Franz (408) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)    1:47,37

2. Clement Noel (Franca)         +00,50

3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +00,71

4. Alexis Pinturault (Franca)    +00,73

5. Ramon Zenhäusern (Zvicra)         +00,97

6. Elias Kolega (Kroacia) +01,97

7. Victor Jeandet (Franca)                  +01,98

8. Daniel Yule (Zvicra)      +02,05

9. Jean Grange (Franca)  +02,20

10. Stefan Hadalin (Sllovenia)         +02,22

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...