Skiatorja amerikane nuk njeh rivale! - Bota Sot
Skiatorja amerikane nuk njeh rivale!

Skijim

Skiatorja amerikane nuk njeh rivale!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:08
Mikaela Shiffrin

Një fitore e madhe dhe ashtu si i ka hije kampiones në fuqi të botës, amerikanes Mikaela Shiffrin. Ajo zotëroi në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kronplatz të Italisë. Shiffrin rrëshqiti në mënyrë të përsosur si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën, duke arritur në cak me kohë të kaluar për 2:04,75 ose për një sekondë e 21 qindtat ka qenë më e shpejtë se francezja Tessa Worley. Marta Bassino nga Italia renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për një sekondë e 57 se Shiffrin.  Në vend të katërt renditet Petra Vlhova e Sllovakisë, e cila kishte kohën më të mirë për 25 qindtat se pozita e pestë, Viktoria Rebensburg nga Gjermania.

Image

Shiffrin

Për bashkëshorten e futbollistit të mirënjohur shqiptar, Valon Behramit, Lara Gut – Behrami, ka qenë një ditë jo e mirë dhe përfundoi në pozitën e 18-të me kohë më të dobët për +4 sekonda e 50 qindta se fituesja e garës.  Në disiplinën e sllallomit të madh, Shifrin prinë me 355 pikë, pasojnë: Worley (345), Brignone (310), Rebensburg (255), Vlhova  (218), Mowinckel (199), Brunner (195), Holdener (144) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.394 pikë, e ndjekur nga Vlhova (898), Holdener (593), Mowinckel (418), Rebensburg (411), Hansdotter (407), Brignone (397), Gisin (388) etj.

Rezultatet

1.Mikaela Shiffrin (SHBA)     2:04,75

2. Tessa Worley (Franca)      +01,21

3. Marta Bassino (Italia)        +01,57

4. Petra Vlhova (Sllovakia)   +02,06

5. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        +02,31

6. Federica Brignone (Italia)           +02,36

7. Meta Hrovat (Sllovenia)   +02,45

8. Ricarda Haaser (Austria)   +02,97

9. Wendy Holdener (Zvicra) +03,40

10. Frida Hansdotter (Suedia)        +03,60

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...