Skiatori nga Austria, Marco Schwarz, shënoi fitore të madhe në disiplinën e superkombinimit, që u mbajt në Wengen të Zvicrës. Ai ishte më i mirë se francezi Victor Muffat-Jeandet. Schwarz zuri pozitën e parë me kohë të kaluar për 2:36,92 minuta apo me kohën më të shpejt për 22 qindtat se Muffat-Jeandet.
Në vend të tretë renditet francezi Alexis Pinturault me kohën më të dobët për një sekondë e 12 qindtat se pozita e parë apo për 11 qindtat ishte më i mirë se zvicerani Mauro Caviezel.
Norvegjezi Kjetil Jansrud u përpoq me të gjitha mundësitë por nuk arriti më shumë se në vend të shtatë, duke ngecur për një sekondë e 87 qindtat se pozita e parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës, Hirscher udhëheq me 976 pikë, pasojnë Kristoffersen (571), Pinturault (554) etj.
Rezultatet
1. Marco Schwarz (Austria) 2:36,92
2. Victor Muffat-Jeandet (Franca) +00,22
3. Alexis Pinturault (Franca) +01,12
4. Mauro Caviezel (Zvicra) +01,23
5. Romed Baumann (Austria) +01,56
6. Pawel Trichischew (Rusia) +01,83
7. Kjetil Jansrud (Norvegjia) +01,87
8. Riccardo Tonetti (Italia) +01,96
9. Vincent Kriechmayr (Austria) +02,31
10. Christof Innerhofer (Italia +02,39