Kriechmayr fiton në shtegun më të mundimshëm e më të gjatë

Skijim

Kriechmayr fiton në shtegun më të mundimshëm e më të gjatë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 15:40

Austriaku Vincent Kriechmayr shënoi fitore në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Wengen të Zvicrës. Një fitore me peshë të madhe dhe në një shteg të mundimshëm e të gjatë rreth 4.5 kilometra. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:28,36 minuta, me epërsi për 14 qindtat nga vendi i dytë  Beat Feuz nga Zvicra. Zvicerani me pak mund të fitonte garën, ndërsa ishte më i shpejtë për 12 qindtat se pozita e tretë, Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia.

Skiatori norvegjez Aksel Lund Svindal renditet në pozitën e katërt, me kohën më të ngadalshme për 52 qindtat se pozita e parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 976 pikë, i përcjellur nga Kristoffersen (571), Pinturault (554) etj. kurse në lëshim Feuz prinë me 340 pikë, pasojnë Kriechmayr (249), Franz (222) etj.

Rezultatet

1. Vincent Kriechmayr (Austria) 2:28,36

2. Beat Feuz (Zvicra) +0,14

3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +0,26

4. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)      +0,52

5. Bryce Bennett (SHBA)    +0,63

6. Emanuele Buzzi (Italia)  +0,80

7. Mauro Caviezel (Zvicra) +0,84

8. Martin Cater (Sllovenia) +0,92

9. Christof Innerhofer (Italia)     +1,06

10. Gilles Roulin (Zvicra)    +1,26

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat