Austriaku Vincent Kriechmayr shënoi fitore në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Wengen të Zvicrës. Një fitore me peshë të madhe dhe në një shteg të mundimshëm e të gjatë rreth 4.5 kilometra. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:28,36 minuta, me epërsi për 14 qindtat nga vendi i dytë Beat Feuz nga Zvicra. Zvicerani me pak mund të fitonte garën, ndërsa ishte më i shpejtë për 12 qindtat se pozita e tretë, Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia.
Skiatori norvegjez Aksel Lund Svindal renditet në pozitën e katërt, me kohën më të ngadalshme për 52 qindtat se pozita e parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 976 pikë, i përcjellur nga Kristoffersen (571), Pinturault (554) etj. kurse në lëshim Feuz prinë me 340 pikë, pasojnë Kriechmayr (249), Franz (222) etj.
Rezultatet
1. Vincent Kriechmayr (Austria) 2:28,36
2. Beat Feuz (Zvicra) +0,14
3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0,26
4. Aksel Lund Svindal (Norvegjia) +0,52
5. Bryce Bennett (SHBA) +0,63
6. Emanuele Buzzi (Italia) +0,80
7. Mauro Caviezel (Zvicra) +0,84
8. Martin Cater (Sllovenia) +0,92
9. Christof Innerhofer (Italia) +1,06
10. Gilles Roulin (Zvicra) +1,26