Shiffrin nuk ka konkurrencë në supersllallomin e madh

Skijim

Shiffrin nuk ka konkurrencë në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:33
Shiffrin nuk ka konkurrencë në supersllallomin e madh

Mikaela Shiffrin është e pa konkurrencë në supersllallomin e madh! Skiatorja amerikane tregoi përformancë të lartë në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Cortina d'Ampezzo të Italisë.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:22.64 minuta, me një kohë më të mirë për 16 qindtat e sekondës se Tina Weirather nga Lihteshtejni.  Kjo ishte fitorja e tretë e Shiffrin në supersllallom të madh. Ndërkaq, austriakja Tamara Tippler arriti në podium përkatësisht në vend të tretë, duke shënuar sukses të madh.

Austriakja mbetet për 18 qindtat e sekondës larg pozitës së parë dhe për dy qindtat nga pozita e dytë, por me një kohë më të mirë për 30 qindtat se kanadezja Valerie Grenier.  Në renditjen e supersllallomit të madh Shiffrin prinë me 300 pikë, e ndjekur nga Weirather (236), Mowinckel (211), Rebensburg (157) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin ka epërsi të madhe. Ajo kryeson me 1.494 pikë, duke lënë pas Vlhovan me 898, Holdener (637) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin  (SHBA)   1:22,48

2. Tina Weirather (Lihteshtejni)     +0,16

3. Tamara  Tippler (Austria)  0,18

4. Valerie Grenier (Kanada)  0,48

5. Jasmine Flury (Zvicra)       0,61

6. Wendy Holdener (Zvicra) 0,67

7. Ranghild Mowinckel (Norvegjia)         0,72

7. Vickhoff. Lie (Norvegjia)   0,72

9. Stephanie Venier (Austria)         0,74

9. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0,74

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat