Mbahu bukuroshe, mos qaj, mos derdh lot!

Skijim

Mbahu bukuroshe, mos qaj, mos derdh lot!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:52
Lindsey Vonn, mbahu bukuroshe, mos qaj, mos derdh lot!

Një ditë aspak e mirë për bukuroshen amerikane Lindsey Vonn. Ajo nuk e përfundoi garën në disiplinën e supersllallomit të madh, shkaku që ka pasur dhimbje në gju.  Skiatorja bukuroshe nuk përmbahet nga emocionet, qan, sepse nuk pajtohet me këtë fat dhe sipas të gjitha gjasave edhe do t’i jap fund karrierës aktive të saj.

Image

Asaj i rrjedhin lotët në Qendrën e Skive në Cortina d'Ampezzo të Italisë. “Për shkak të problemeve të shumta në gju Vonn ka njoftuar dorëheqjen e saj”, shkruan mes të tjera “Blick”. “Nuk desha të ndalem.

Image

Por unë nuk mund të vazhdoj”, ka thënë amerikania. "Gjuri... Është e vështirë. Dhimbja është shumë e madhe”, vazhdon Vonn. Mbahu bukuroshe, mos qaj, mos derdh lot, për faktin e karrierës së pasur e të mrekullueshme dhe më shumë trofe e medalje në disiplinat e ndryshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat