Reagon Federata Skitare për rënien e ortekut në Brezovicë - Bota Sot
Reagon Federata Skitare për rënien e ortekut në Brezovicë

Skijim

Reagon Federata Skitare për rënien e ortekut në Brezovicë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:23
Brezovicë

Federata Skitare e Kosovës ka reaguar pas rënies së një orteku në Brezovicë, ku një person ka humbur jetën.

“Kemi marrë informacion nga Qendra e Skijimit në Brezovicë se ka rënë një ortek në vendin e quajtur "Folea e Shqiponjës" dhe dy të rinjë fatkeqësisht kanë qenë duke skijuar në këtë vend. Fatmirësisht dy të rinjtë janë gjetur njëri i gjallë, kurse për tjetrin ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore”, thuhet në reagimin e federatës.

Federata apelon te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar nga reshjet e fundit të borës.

Ndërkohë, disa minuta më parë Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Viktima është djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Dacit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...