Schmidhofer e para, Gut-Behrami në podium - Bota Sot
Schmidhofer e para, Gut-Behrami në podium

Skijim

Schmidhofer e para, Gut-Behrami në podium

Nga: K. Goca Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:26
Sofia Goggia, Schmidhofer e para dhe Lara Gut-Behrami

Skiatorja austriake Nicole Schmidhofer shënoi fitore në Kupën e Botës në supersllallom të madh, që u mbajt në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:19.98 minuta, ku ishte më e shpejtë për 23 qindtat se Sofia Goggia nga Italia. Bashkëshortja e Valon Behramit, Lara Gut-Behrami arriti në podium, përkatësisht në vend të tretë me kohë më të dobët për 45 qindtat se vendi i parë dhe për 10 qindtat ka qenë më e shpejt se Federica Brignone nga Italia.

Rezultatet

1. Nicole Schmidhofer (Austria)     1:19.98

2. Sofia Goggia (Italia) +0.23

3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.45

4. Federica Brignone (Italia) +0.55

5. Romane Miradoli (Franca)         +0.75

6. Corinne Suter (Zvicra)       +0.86

7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         +0.89

8. Tina Weirather (Liehteshjni)      +1.09

9. Marta Bassino (Italia)        +1.20

10. Francesca Marsaglia (Italia)               +1.21

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...