Venier shënon fitoren e parë në Kupën e Botës

Skijim

Venier shënon fitoren e parë në Kupën e Botës

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:17
Venier shënon fitoren e parë në Kupën e Botës

Skiatorja austriake Stephanie Venier shënon fitoren e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës. Ajo zotëroi në disiplinën e lëshimit e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë. 25-vjeçarja është e lumtur për fitoren e parë në karrierë, e cila arriti në cak me kohë të kaluar për 1:37,46 minuta, duke lënë pas vetes për 25 qindtat italianen Sofia Goggia. Skiatorja gjermane  

Kira Weidle ka arritur sukses të mirë, duke u ngjitur në podium përkatësisht në vend të tretë me kohë më të dobët për 54 qindtat se vendi i parë. Corinne Suter nga Zvicra me gjithë përpjekjet e saja nuk arriti më shumë se në pozitën e katërt apo kishte kohën më të mirë për 4 të qindtat se sllovenia Ilka Stuhec, që renditet në pozitën e pestë.

Në renditjen e lëshimit, Nicole Schmidhofer prinë me 364 pikë, pasojnë Ramona Siebenhofer (346), Ilka Stuhec (343), Stephanie Venier (295) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikael Shiffrin kryeson me 1494 pikë, e ndjekur nga Petra Vlhova (898), Wendy Holdener (637), Nicole Schmidhofer (617) etj.

Rezultatet

1. Stephanie Venier (Austria)         1:37,46

2. Sofia Goggia (Italia) +0,25

3. Kira Weidle (Gjermania)   +0,54

4. Corinne Suter (Zvicra)       +0.81

5. Ilka Stuhec (Sllovenia)      +0.85

6. Nadia Fanchini (Italia)       +0.99

7. Nicole Schmidhofer (Austria)     +1.03

8. Alice Merryweather (SHBA)       +1.19

9. Ricarda Haaser (Austria)   +1.31

10. Ramona Siebenhofer (Austria) +1.37

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat