Garë e çmendur në Maribor, Shiffrin e Vlhova me kohë të njëjtë - Bota Sot
Garë e çmendur në Maribor, Shiffrin e Vlhova me kohë të njëjtë

Skijim

Garë e çmendur në Maribor, Shiffrin e Vlhova me kohë të njëjtë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:45
Shiffrin në mes

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin së bashku me sllovaken Petra Vlhova, përfunduan në vend të parë me kohë të njëjtë, me kohë të kaluar për 2:31,31 minuta.  Pa dyshim se ka qenë garë e çmendur në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Maribor të Sllovenisë.

Në vend të tretë renditet norvegjezja Ragnhild Mowinckel me kohë më të ngadalshme për 93 qindtat e sekondës se Shiffrin e Vlhova.  Në renditjen e sllallomit të madh Shiffrin prin me 455 pikë, e ndjekur nga Worley (374), Vlhova (318) etj. kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.594 pikë, pasojnë Vlhova (998) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)       2:31,31

2. Petra Vlhova (Sllovakia)      2:31,31

3. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         +00,93

4. Wendy Holdener (Zvicra)    +01,29

5. Sara Hector (Suedia)   +01,50

6. Frida Hansdotter (Suedia)   +01,66

7. Marta Bassino (Italia) +01,71

8. Meta Hrovat (Sllovenia)      +02,39

9. Tessa Worley (Franca) +02,40

10. Kristin Lysdahl (Norvegjia)         +02,62

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...