Ekipi Olimpik i Kosovës ndërprenë përgatitjet

Skijim

Ekipi Olimpik i Kosovës ndërprenë përgatitjet

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:21
Ekipi Olimpik i Kosovës ndërprenë përgatitjet

Ekipi Olimpik i Kosovës për Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF) Sarajeva 2019, është detyruar të ndërpresë përgatitjet, të cilat prej javës së kaluar po i kryen në Brod të Dragashit.

Shkak për ndërprerjen janë bërë kushtet atmosferike dhe kushtet e borës.

"Ngritja e temperaturave ka bërë që bora të mos jetë në nivelin e duhur minimal për ushtrime dhe kësisoj trajneri udhëheqës Feim Kollqaku, në koordinim me ndihmës trajnerin e tij, Egzon Agani dhe me ne (FSK), e gjithashtu në pëlqim me garueset, kanë vendosur që kjo seanca e tretë (e fundit) të anulohet dhe kësisoj të mënjanohen lëndimet potenciale", thuhet në njoftimin e Federatës Skitare të Kosovës (FSK).

Përgatitjet në Brod, por edhe ato disa javëshe në Erzurum të Turqisë, janë mundësuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kosovën në EYOF 2019 e përfaqësojnë skitaret: Klea Vrella dhe Elba Kokaj. EYOF-i mbahet në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore, prej 10-16 shkurt 2019.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat