Skiatorja amerikane fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror - Bota Sot
Skiatorja amerikane fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror

Skijim

Skiatorja amerikane fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 15:30
Mikaela Shiffrin, foto APA/EXPA/Dominik Angere

Skiatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mikaela Shiffrin, fiton medaljen  e artë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Are të Suedisë. Ajo tregoi formë të lartë në disiplinën e supersllallomit të madh, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:04,89 minuta. Garë shumë e fortë, me rivalitet të madh dhe më së miri e dëshmon edhe diferenca shumë e ngushtë mes pozitës së parë dhe asaj të katërt, që dallonte vetëm 7 qindtat e sekondës. Kampionia në fuqi e botës Shiffrin rrëshqiti për mrekulli dhe me kohë më të shpejt për 2 qindtat e sekondës së pozita e dytë Sofia Goggia nga Italia.

Shiffrin deri me tash ka fituar katër medalje të arta dhe një të argjendtë në Kampionatin Botëror.  Medaljet e arta i ka fituar në sllallom në vitin 2013 në Schladming, pastaj në vitin 2015 në Beaver Creek, në vitin 2017 në St. Moritz dhe 2019 në supersllallom të madh dhe të argjendtën në sllallomin e madh në vitin 2017 në St. Moritz. 23-vjeçarja e nisi për mrekulli Kampionatin Botëror, tani synon medalje të radhës në disiplina tjera. Goggia u stolis me medalje të argjendtë dhe me pak fat do ta fitonte të artën! Për italianen është medalja e dytë në karrierën e saj, sepse të parën, pra të argjendtën e kishte fituar në sllallomin e madh në vitin 2017 në St. Moritz.

Image

Zvicerania Corinne Sutter zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për 5 qindtat se Shiffrin dhe fitoi medaljen e bronztë, të parën në karrierën e saj. Viktoria Rebensburg nga Gjermania renditet në vend të katërt me 7 qindtat e kohës më të dobët së fituesja e garës. Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur, Valonit, zuri vendin e nëntë me 48 qindtat e kohës më të ngadalshme se skiatorja amerikane.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)     1:04,89

2. Sofia Goggia (Italia)  +0,02

3. Corinne Suter (Zvicra)      +0,05

4. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    +0.07

5. Nadia Fanchini (Italia)      +0.14

6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)     +0.16

7. Francesca Marsaglia (Italia)     +0.24

8. Ilka Stuhec (Sllovenia)      +0.26

9. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.48

10. Federica Brignone (Italia)       +0.54

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...