Garë dramatike në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Are të Suedisë. Dy skiatorë stolisen me medalje të argjendtë dhe të cilët mbeten me 9 qindtat e sekondës larg fituesit të garës! Skiatori italian Dominik Paris bëri paraqitje fantastike, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:24.20 minuta. Paris stoliset me medalje të artë, sukses i jashtëzakonshëm. Kjo është medalja e dytë në karrierën e tij, pas të argjendtës në lëshim në vitin 2013 në Schladming.
Francezi Johan Clarey dhe austriaku Vincent Kriechmayr arritën me kohë të njëjtë në vend të dytë, 1:24.29 minuta ose për nënta qindtat kanë qenë më të dobët se Paris. Për Clarey dhe për Kriechmayr është medalja e parë në Kampionatin Botëror.
Paris
Skiatori nga Italia Christof Innerhofer nuk arriti kohën e duhur që të futet në podium, zuri pozitën e katërt me 35 qindtat e kohës më të dobët se Paris. Karakteristikë tjetër e kësaj gare pa dyshim se ka qenë edhe renditja e tre skiatorëve në pozitën e tetë dhe në të njëjtën kohë, si Mattia Casse (Italia), Steven Nyman (SHBA) e Adrian Sejersted (Norvegjia). Të tre garuesit patën kohën më të dobët për 50 qindtat se fituesi i garës. Prandaj, gara në Are ka qenë shumë e fortë, ku më së miri e faktojnë edhe dy skiatorë tjerë që zunë vendin e dytë dhe fituan medalje të argjendtë dhe tre të tjerë janë me kohë të njëjtë në pozitën e tetë.
Rezultatet
1. Dominik Paris (Italia) 1:24.20
2. Johan Clarey (Franca) +0.09
2. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.09
4. Christof Innerhofer (Italia) +0.35
5. Adrien Theaux (Franca) +0.3
6. Josef Ferstl (Gjermania) +0.39
7. Brice Roger (Franca) +0.41
8. Mattia Casse (Italia) +0.50
8. Steven Nyman (SHBA) +0.50
8. Adrian Sejersted (Norvegjia) +50