Skitaristet e Kosovës premtojnë rezultate të mira në Festivalin Dimëror Evropian - Bota Sot
Skitaristet e Kosovës premtojnë rezultate të mira në Festivalin Dimëror Evropian

Skijim

Skitaristet e Kosovës premtojnë rezultate të mira në Festivalin Dimëror Evropian

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:06
Konferenca per media

Klea Vrella dhe Elba Kokaj do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinjtë (EYOF), që do të mbahet në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore në dy sllallomet që do të fillojnë prej datës 10 deri më 16 shkurt.

Ato premtuan se do ta përfaqësojnë Kosovën denjësisht në mënyrë që të kenë rezultate sa më të mira.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani në një konferencë për media, ka thënë se dy sportistet janë më të mirat momentalisht në grupmoshat e tyre në skitari.

Hasani konsideron se Klea Vrella dhe Elba Kokaj janë përgatitur mjaft mirë, dhe në bazë të formës së tyre, ai tha se do të duhet të shpërfaqin më të mirën e tyre në mënyrë që të fitojnë medalje.

 Hasani: Këto dy sportiste janë më të mirat në grup moshat e tyre

“Këto dy sportiste janë sportistet më të mira për momentin në grup moshat e tyre. Janë kampione dhe nënkampione të Kosovës. Janë përgatitur mjaft mirë, do të thotë dhe me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, por dhe me mbështetjen e Federatës Skitare të Kosovës. Janë në formë të mirë, janë në disponim të mirë dhe ne shpresojmë se këto vërtet do të shpërfaqin më të mirën prej tyre. Ne asgjë nuk kërkojmë prej tyre se sa në këto lojëra të mundin vetveten dhe për këtë jam i bindur që do t’ia dalin”, tha Hasani.

Bartësja e ekipit skitar të Kosovës, Klea Vrella mjaft e emocionuar u shpreh se është nder për të që të përfaqësoi Kosovën në këto nivele.

Sipas saj, ka qenë ëndërr e kamotshme për të marrë pjesë në festivale të tilla olimpike, dhe shpreson që të ketë rezultate sa më të mira.

Vrella: Shpresoj që të kem rezultate sa më shumë të mira

“Është nder i jemi  për të mbajtur flamurin e Kosovës në Sarajevë, me përfaqësuar shtetin tim. Ka qenë ëndërr dhe jam shumë e nderuar me marr pjesë në olimpiadë në garat EYOF 2019. Edhe shpresoj që të kem rezultate sa më shumë të mira”, tha garuesja Vrella.

Privilegjin e njëjtë e ka edhe garuesja tjetër, Elba Kokaj, e cila tha se do të jap më të mirën e saj që të arrijë të tregoi sukses sa më të mirë.

Kokaj: Kam me dhënë më të mirën time

“Gjithashtu më është realizuar ëndrra me përfaqësuar Kosovën në njërën prej Festivaleve Olimpike Dimërore dhe kam me dhënë më të mirën time që me tregu sukses sa më të mirë” shtoi ajo.

Ndërsa, trajneri Feim Kollçaku ka thënë se kanë pasur tri gara testuese për t’u përgatitur për festivalin olimpik. Siç konsideron ai, garueset janë mjaft të përgatitura dhe duhet të japin një rezultat dhe prezantim të mirë.

 Kollçaku: Në bazë të përgatitjeve e kemi rritur cilësinë

“Përgatitjet të cilat i kemi bërë, duke ju falënderuar KOK-ut, ma merr mendja që e kemi rritur pak cilësinë sa do kudo pak. Kemi pasur dhe tri gara, sa më kujtohet si test dhe dy vajzat janë prezantuar bajagi mirë. Përgatitjen e dytë e kanë zhvilluar në Brod të Dragashit e jepen maksimumin. Ndërsa, përgatitjen e tret nuk arritëm me zhvillu për shkak të kushteve atmosferike, kështu që u dashur  me u tërhequr. Me gjithë atë ma merr mendja që vajzat janë shumë të përgatitura dhe po shpresoj që me dhënë një rezultat dhe një prezantim sa më të mirë” deklaroi trajneri Kollçaku.

Kurse, trajneri tjetër, Egzon Agani është shprehur  se kanë punuar shumë për të arritur deri në këtë nivel dhe për këtë arsye theksoi se garuesit duhet të jenë sa më të sjellshme në mënyrë që të arrijnë ndonjë medalje.

 Agani: Pres që garueset të jenë sa më të sjellshme

“ Unë pres prej këtyre garuesve që të jenë sa më të sjellshme në festival olimpik dhe të arrin ndonjë medalje”, tha shkurt, ai. 

Në garën e fundit ndërkombëtare në Turqi, skitaristet e Kosovës kanë arritur suksese duke e përmirësuar kohën e tyre minimale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...