Skiatorja zvicerane e artë në garën dramatike

Skijim

Skiatorja zvicerane e artë në garën dramatike

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Wendy Holdener

Garë shumë e fortë në Are të Suedisë. Një garë e çmendur në superkombinim në Kampionatin Botëror në ski. Skiatorja zvicerane Wendy Holdener shkëlqeu, duke fituar medaljen e artë në një garë dramatike deri në pikën e fundit. Holdener tregoi formë të lartë! Ajo rrëshqiti për mrekulli dhe arriti e para në cak me kohë të kaluar për 2:02,13 minuta.

Fitore e madhe e saj dhe vetëm për tre qindtat ka qenë para sllovakes Petra Vlhova që zuri vendin e dytë. Holdener stoliset me medalje të artë e Vlhova me të argjendtën. Vlhova me pak fat sportiv do ta fitonte të artën, ndërsa Holdener tregoi zgjuarsinë e saj dhe ia doli të triumfoi. Ky është një sukses i madh për 25-vjeçaren zvicerane.

Image

Skiatorja nga Norvegjia Ragnhild Mowinckel renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 45 qindtat se fituesja e garës. Mowinckel fitoi medaljen e bronztë, një sukses i jashtëzakonshëm. Austriakja Ramona Siebenhofer me gjithë rrëshqitjen e mirë mbeti pa medalje, duke u renditur në vend të katërt dhe për një fije të flokut mbetet jashtë vendit të tretë, pra 4 qindtat e sekondës. Siebenhofer u tregua mjaft e mirë por e pafat që të arrijë në podium. Federica Brignone nga Italia nuk tregoi formën e saj të pritur dhe ngeci në vend të gjashtë me kohë më të dobët për një sekondë e 39 qindtat se Holdener.

Skiatorja nga Sllovenia Ilka Stuhec megjithatë përfundoi në vend të dhjetë, por koha e saj ka qenë e dobët për 2 sekonda e 14 qindtat se Holdener. Në përgjithësi ka qenë garë shumë interesante, me emocione dhe aq me tepër që vendi i parë kishte epërsinë vetëm tre qindtat e sekondës nga pozita e dytë ose pozita e katërt ngeci për 4 qindtat nga Mowinckel që renditet e treta. Padyshim se kampionati Botëror po sjellë emocione të mëdha në mesin e të pranishmëve në Are.

Rezultatet

1. Wendy Holdener (Zvicra)  2:02,13   

2. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,03

3. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)     0,45

4. Ramona Siebenhofer (Austria) 0,49

5. Roni Remme (Kanada)     1,13

6. Federica Brignone (Italia) 1,39

7. Vickhoff Lie (Norvegjia)    1,51

8. Franziska Gritsch (Austria)       1,69

9. Lisa Hoernblad (Suedia)   2,06

10. Ilka Stuhec (Sllovenia)     2,14

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat