Dita e norvegjezëve, njëri i artë dhe tjetri i argjendtë, Tahiri i 55-ti në lëshim

Skijim

Dita e norvegjezëve, njëri i artë dhe tjetri i argjendtë, Tahiri i 55-ti në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:33
Jansrud

Sot në Are ka qenë ditë e skiatorëve të Norvegjisë! Kjetil Jansrud nga Norvegjia zuri vendin e parë në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror.

Ai arriti në cak me kohë të kaluar për 1:19.98 dhe u stolis me medalje të artë. Jansrud ka qenë më i shpejt për 2 qindtat e sekondës se vendi i dytë, bashkëkombësi i tij Aksel Lund Svindal. Me një fjalë ka qenë luftë e ashpër për medalje të artë, megjithatë Svindal u desh të kënaqet me medalje të argjendtë, për faktin se për një fije të flokut i ikë vendi i parë.

Austriaku Vincent Kriechmayr fitoi medaljen e bronztë, i cili zuri vendin e tretë dhe me kohë më të dobët për 33 qindtat se Jansrud. Skiatori i kombëtares së Kosovës, Albin Tahiri, renditet në vend të 55-të me një kohë shumë të dobët, për 5 sekonda e 86 qindtat nga fituesi i garës.

Rezultatet

1. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 1:19.98

2. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)  +0.02

3. Vincent Kriechmayr (Austria)     +0.33

4. Beat Feuz (Zvicra)    +0.44

5. Matthias Mayer (Austria) +0.65

6. Dominik Paris (Italia)        +0.74

7. Benjamin Thomsen (Kanada)     +0.75

8. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0.82

9. Bryce Bennett (SHBA)       +0.83

9. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0.83

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat