Skitaret Klea Vrella dhe Elba Kokaj zhvilluan përgatitjen e fundit

Skijim

Skitaret Klea Vrella dhe Elba Kokaj zhvilluan përgatitjen e fundit

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 19:20
Skitaret Klea Vrella dhe Elba Kokaj zhvilluan përgatitjen e fundit

Skitaret tona, Klea Vrella dhe Elba Kokaj, kanë zhvilluar sot përgatitje, para garës së nesërme në disiplinën sllallom të Festivalit Olimpik Evropian Dimëror “Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019”.
Bashkë me trajnerët e tyre, Feim Kollçaku dhe Egzon Agani, skitaret janë përgatitur në shtegun Olimpik të sllallomit në Qendrën Skitare të Jahorinës.
“Kushtet ishin mjaftë të mira. Përgatitjet i bëmë edhe në bashkëpunim me ekipet tjera të Sllovenisë, Estonisë dhe Turqisë. Vajzat janë gati për sllallomin e nesërm dhe shpresoj të kemi prezantim të mirë”, deklaroi Kollçaku.
Gara e nesërme në sllallom fillon në ora 10:30 me lëshimin e parë, kurse lëshimi i dytë nis në ora 12:30.
Vrella dhe Kokaj garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom të madh. Gara e sllallomit të madh zhvillohet të mërkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat