E arta sllovake

Skijim

E arta sllovake

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:23
Petra Vlhova, photo APA/AFP/JONATHAN NACKSTRAND / JONATHAN NACKSTRAND

Skiatorja nga Sllovakia, Petra Vlhova, është sikurse në qiellin e shtatë, me triumfin në disiplinën e sllallomit të madh në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Are të Suedisë.

Skiatorja sllovake fiton medaljen e artë, e cila zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:01.97 ose kishte kohën më të shpejt për 14 qindtat se Viktoria Rebensburg nga Gjermania.

Rebensburg fitoi medaljen e argjendtë, një sukses i madh i saj, kurse amerikania Mikaela Shiffrin u stolis me të bronztën, pasi që nuk arriti më shumë se në vend të tretë me kohë më të dobët për 38 qindtat se pozita e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat