Skiatori më i mirë në botë, Marcel Hirscher, fitoi medaljen e artë të dielën në sllallom në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Are të Suedisë. Marcel Hirscher bëri paraqitje fantastike, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:05.86. Austriaku ka pasur kohën më të mirë për 65 qindtat se bashkëkombësi i tij, Michael Matt.
Në podium
Në fakt ka qenë dita për skiatorët e Austrisë, për faktin se përveç Hirscher që u stolis me të artën dhe Matt me të argjendtën, edhe Marco Schwarz arriti në podium, me kohë më të dobët për 76 qindtat se vendi i parë. Schwarz fiton medaljen e bronztë. Në vend të katërt renditet Alexis Pintaurault i Francës me kohën më të dobët për 17 qindtat se pozita e tretë.
Rezultatet
1. Marcel Hirscher (Austria) 2:05.86
2. Michael Matt (Austria) +0.65
3. Marco Schwarz (Austria) +0.76
4. Alexis Pintaurault (Franca) +0.93
5. Ramon Zenhaeusern (Austria) +0.96
6. Manuel Feller (Austria) 1,04
7. Clement Noel (Franca) 1,09
8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1,12
9. Dave Ryding (Britania e Madhe) 1,17
10. Stefano Gross (Italia) 1,47