Rivalitet i madh, Kristoffersen +4 qindtat para Hirscherit

Skijim

Rivalitet i madh, Kristoffersen +4 qindtat para Hirscherit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Henrik Kristoffersen

Norvegjezi Henrik Kristoffersen shënoi fitore të madhe në sllallom të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Bansko të Bullgarisë.

Skiatori norvegjez zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:26.87 dhe kishte kohën për 4 qindtat më të mirë se kampioni në fuqi i botës, austriaku Marcel Hirscher! Rivalitet i madh dhe për një fije të flokut Kristoffersen ngadhënjeu. Ndërkaq, francezi Thomas Fanara arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë, me kohë më të ngadalshme për 39 qindtat se fituesi i garës dhe për 10 qindtat e la pas vetes bashkëkombësin Alexis Pinturault.

Në renditjen e sllallomit të madh, Hirscher udhëheq me 620 pikë, pasojnë Kristoffersen (402), Pinturault (326) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Hirscher prinë bindshëm me 1408 pikë, pasojnë Pinturault (918), Kristoffersen (808) etj.

Rezultatet

1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)  2:26.87

2. Marcel Hirscher (Austria)    +0.04

3. Thomas Fanara (Franca)    +0.39

4. Alexis Pinturault (Franca)    +0.49

5. Zan Kranjec (Sllovenia)       +0.66

6. Matts Olsson (Suedia) +1.00

7. Rasmus Windingstad (Norvegjia)        +1.67

8. Marco Odermatt (Zvicra)     +1.84

9. Tommy Ford (SHBA) +1.89

10. Leif Kristian Haugen (Norvegjia)       +2.18

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat