Skiatori italian Dominik Paris u tregua më i suksesshëm në lëshim dhe triumfoi në Kupën e Botës, që u mbajt në Kvitvjell të Norvegjisë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:45.74 minutë, me një kohë më të mirë për 25 qindtat se zvicerani Beat Feuz. Në vendin e tretë renditet Matthias Meyer nga Austria me kohë më të dobët për 37 qindtat se fituesi i garës dhe për 12 qindtat se Feuz. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Hirscher prinë me 1.408 pikë, i pasuar nga francezi Pinturault me 918, norvegjezi Kristoffersen 808, ndërsa në lëshim Feuz udhëheq me 500 pikë, 80 më shumë se Paris.
Rezultatet
1. Dominik Paris (Italia) 1:45,74
2. Beat Feuz (Zvicra) +0,25
3. Matthias. Mayer (Austria) +0,37
4. Mauro Caviezel (Zvicra) +0,62
5. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,64
6. 0tmar Striedinger (Austria) +0,94
7. Steven Nyman (SHBA) +0,96
8. Kjetil Jansrud (Norvegjia) +1,04
9. Jared Goldberg (SHBA) +1,25
10. Johan Clarey (Franca) +1,30