Zvicerani ngadhënjen në sllallom  - Bota Sot
Zvicerani ngadhënjen në sllallom 

Skijim

Zvicerani ngadhënjen në sllallom 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:58
Ramon Zenhäusern

Skiatori zviceran, Ramon Zenhausern, ka qenë më i shpejt në rrëshqitjen e dytë dhe ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:39,54 minuta, me një epërsi mjaft të mirë, për një sekondë e 15 sekonda se pozita e dytë norvegjezi Henrik Kristoffersen. Garë e fortë është zhvilluar për vend të dytë dhe të tretë dhe diferenca ka qenë e ngushtë, me dy qindtat e sekondës.

Kristoffersen zuri vendin e dytë dhe me kohë shumë të ngushtë për 2 qindtat se kampioni i botës Marcel Hirscher që renditet në pozitën e tretë. Hirscher ka qenë në presion, sepse për një fije të floku arriti në podium dhe me dy 6 qindtat e kohës më të mirë se bashkëkombësi i tij  Manuel Feller. Zvicerani Daniel Yule renditet në pozitën e pestë dhe me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 52 qindtat se bashkëkombësi i tij, Zenhausern. Në disiplinën e sllallomit Hirscher prinë me 768 pikë, i dyti është Daniel Yule me 491, Kristoffersen me 471 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 1,508 pikë, i dyti është Pinturault me 999, Kristoffersen me 988 pikë etj. 

Rezultatet
1. Ramon Zenhäusern (Zvicra) 1:39,54 
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1,15 
3. Marcel Hirscher (Austria) +1,17 
4. Manuel Feller (Austria)    +1.23 
5. Daniel Yule (Zvicra)    +1.52  
6. Manfred Moelgg (Italia)    +1,85 
 7. Alexis Pinturault (Franca)    +1,91 
 8. Stefano Gross (Italia)    +2,02 
 8. Andre Myhrer (Suedia)    +2,02 
 8. Clement Noel (Franca)    +2,02

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...