Albin Tahiri e përfaqësoi Kosovën në Kupën Evropiane në Slloveni

Skijim

Albin Tahiri e përfaqësoi Kosovën në Kupën Evropiane në Slloveni

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:21
Albin Tahiri

Albin Tahiri e përfaqësoi Kosovën në fundjavë në Kupën Evropiane në Kranjska Gora të Sllovenisë, por nuk ka arritur sukses duke u eliminuar në rundet e hershme.

Skitari kosovar garoi në dy disiplina, atë të sllallomit dhe sllallomit të madh.

Megjithatë, koha e tij në këto dy disiplina nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të arritur ndonjërin prej 30 vendeve të para, për t’u kualifikuar në lëshimin e dytë.

Albin Tahiri ishte sportisti i parë dhe i vetëm që e përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë Jugore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat