Pinturault fiton garën e parë të edicionit të ri

Skijim

Pinturault fiton garën e parë të edicionit të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2019 Në ora: 15:05
Pinturault, foto Alessandro Trovati AP

Skiatori francez, Alexis Pinturault, triumfoi në garën e parë në edicionin e ri në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skitarisë në Soelden të Austrisë.

Ai u tregua më i mirë në disiplinën e sllallomit të madh me kohë të kaluar për 2:14,14 minuta apo për 54 qindtat e sekondës ishte më i shpejt se bashkëkombësi i tij Mathieu Faivre.

Veçori e kësaj gare ka qenë se në rrëshqitjen e parë Favre renditej i dyti me 2 qindtat e sekondës pas fituesit të garës, por në rrëshqitjen e dytë ngeci më shumë në kohë.  

Skiatori slloven befasoi me paraqitje shumë të mirë, duke zënë pozitën e tretë por me kohë më të ngadalshme për 63 qindtat se Pinturault apo për 7 qindtat ka qenë më i shpejt se amerikani Tommy Ford. Në pozitën e pestë u rendit skiatori i mirënjohur Ted Ligety me kohë shumë më të dobët për 1 sekondë e nëntë qindtat më të dobët se fituesi i garës.

Pinturault fitoi 100 pikët e para, pasojnë Favre 80, Kranjec 60, Ford 50, Ligedy 45 etj.
 
Rezultatet 
1. Alexis Pinturault (Franca)    2:14,14
2. Mathieu Faivre (Franca)    + 0.54
3. Zan Kranjec (Sllovenia)    +0.63
4. Tommy Ford (SHBA)    0,70
 5. Ted Ligety (SHBA)    1,09
 6. Lucas Braathen (Norvegjia)    1,10
 7. Erik Read (Kanada)    1,29
 8. Luca. De aliprandini (Italia)    1,31
 9. Gino Caviezel (Zvicra)    1,36
10. Leif Haugen (Norvegjia)    1,40

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat