Garë dramatike, Dressen  +2 qindtat e sekondës para Parisit

Skijim

Garë dramatike, Dressen  +2 qindtat e sekondës para Parisit

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 14:00
Garë dramatike, Dressen  +2 qindtat e sekondës para Parisit

Skiatori gjerman Thomas Dressen shënoi fitore të madhe në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë. Dressen arriti i pari me kohë të kaluar për 1:46,81 minuta.  

Garë dramatike dhe që mbajti në emocione tifozët e shtigjeve të bardha, për faktin se Dressen triumfoi për 2 qindtat e sekondës para francezit Dominik Paris.

Se gara ishte interesante e dëshmon edhe ajo mes skiatorëve zviceran Beat Feuz dhe Carlo Jankas që përfunduan në podium përkatësisht në vend të tretë, me kohë më të dobët për 26 qindtat se pozita e parë. 
                                      
Rezultatet 
 1. Thomas Dressen  (Gjermania)    1:46,81
 2. Dominik Paris (Italia)    +0,02
 3. Beat Feuz (Zvicra)    0,26
 3 . Carlo Janka (Zvicra)    0,26
 5. Mathias Mayer (Austria)    0,42
 6. Mauro Caviezel  (Zvicra)    0,47
 7. Vincent Kriechmayr (Austria)    0,66
 8. Kjetil Jansrud (Austria)     0,80
 9. Adrien Theaux (Franca)    1,12
10. Steven Nyman (SHBA)    1,31
10. Travis Ganong (SHBA)    1,31

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat