Shiffrin triumfon në sllallom

Skijim

Shiffrin triumfon në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 23:28
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin shënon fitore të madhe në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Killingtom të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:50.45 minuta, duke e lënë pas vetes sllovaken Petra Vlhovan. Vlhova mbetet me kohë më të dobët për 2 e 29 qindtat e sekondës larg vendit të parë dhe suedezja Anna Swenn-Larsson renditet në pozitën e tretë. Suedezja kishte kohën më të dobët për 2. 73 qindtat e sekondës nga pozita e parë. Në sllallom Shiffrin kryeson me 200 pikë, pasojnë Anna Swenn-Larsson 110, Nina Haver-Löseth 90 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin prinë me 340 pikë, e ndjekur nga Gisin 148, Vlhova 138 pikë etj.

Rezultatet

Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:50.45

Petra Vlhova (Sllovakia) +29

Anna Swenn-Larsson (Suedia) +2.73

Christina Ackermann (Gjermania) +3.08

Nina Haver-Loeseth (Norvegjia) +3.41

6. Katharina Liensberger (Austria) +3.73

Roni Remme (Kanada) +3.88

Katharina Gallhuber (Austria) +4.15

Michelle Gisin (Zvicra) +4.28

Irene Curtoni (Italia) +4.40

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat