Skiatori austriak Matthias Mayer shënon fitore në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës që u zhvillua në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë.
Mayer tregoi rrëshqitje më të mirë dhe triumfoi me kohë të kaluar për 1:31.40 minuta apo ka qenë më i shpejt për 40 qindtat se vendi i dytë, francezi Dominik Paris.
Paris tregoi formë të mirë dhe e la pas për 9 qindtat austriakun Vincent Kriechmayr e zviceranin Mauro Caviezel.
Në pozitën e pestë renditet italiani Mattia Casse por me kohë më të dobët për 60 qindtat e sekondës se vendi i parë.
Rezultatet
1. Matthias Mayer (Austria) 1:31.40
2. Dominik Paris (Italia) +0.40
3. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.49
3. Mauro Caviezel (Zvicra) +0.49
5. Mattia Casse (Italia) +0.60
6. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0.76
7. Marco Odermatt (Zvicra) +0.85
8. Kjetil Jansrud (Norvegjia) +0.93
9. Adrien Theaux (Franca) +1.02
10. Thomas Dressen (Gjermania) +1.10