Triumfon zvicerani 

Skijim

Triumfon zvicerani 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:58
Triumfon zvicerani 

Marco Odermatt nga Zvicra ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme, duke fituar në supersllallomin e madh, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Garë e fortë, ndërsa Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për  1:10.90 apo për 10 qindtat ishte më i shpejt se norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde dhe 14 të qindtat se austriaku Matthias Mayer. Francezi  Alexis Pinturault renditet në vend të katërt me 37 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mayer prinë me 221 pikë, pasojnë Paris me 180, Odermatt 170 etj. ndërsa në supersllallom të madh Mayer udhëheq me 160 pikë, i ndjekur nga Odermatt 136, Kilde 120 pikë etj.
Rezultatet 
1. Marco Odermatt (Zvicra)    1:10.90
2. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +0.10
3. Matthias Mayer (Austria)     +0.14
4. Alexis Pinturault (Franca)    +0.37
5. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0.64
6. Travis Ganong (SHBA)    +0.69
7. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0.74
8. Adrien Smiseth Sejersted (Norvegjia)    +0.86
9. Hannes Reichelt (Austria)    +0.91
10. Mattia Casse (Italia)    +0.93

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat