Ja cili udhëheq në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës

Skijim

Ja cili udhëheq në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës

Nga: K. Goca Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:53
Ford

Garat e skijimit kanë hyrë në fazën interesante dhe si gjithmonë edhe befasitë nuk përjashtohen në Kupën e Botës. Në garat e fundit që u zhvilluan ka pasur rezultate mjaft interesante, ku duhet veçuar fitoren e amerikanit Tommy Ford në sllallomin e madh apo me kohën që e kaloi për 2:31,25 minuta, 80 qindtat më i shpejt se norvegjezi Kristoffersen, në garën që u mbajt në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

Rebensburg

Cili prinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës?  Austriaku Mayer udhëheq me 233 pikë, pasojnë Kriechmayr 212, Paris 204 pikë etj. kurse në sllallomin e madh  Ford udhëheq me 150 pikë, i ndjekur nga Faivre 120, Pinturault 114 pikë etj.  

Te femrat, skiatorja gjermane Viktoria Rebensburg triumfoi në supersllallomin e madh dhe me një shteg të gjatë 1,860 metra në Lake Louise të Kanadasë. Ajo kishte kohën për 1:20,00 minuta apo për 35 qindtat më të mirë se Delago e Italisë.

Cila prinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës? Kampionia në fuqi Shiffrin udhëheq me 472 pikë, pasojnë Rebensburg 235, Gisin 185 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat