Pinturault më i miri në superkombinim

Skijim

Pinturault më i miri në superkombinim

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 15:55
Pinturault më i miri në superkombinim

Francezi Alexis Pinturault tregoi paraqitje të shkëlqyeshme në disiplinën e superkombinimit të Kupës së Botës, që u mbajt në Bormio të Italisë.

Pinturault bëri rrëshqitje më të mirë, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:32.56 minuta apo për 51 qindtat është më i shpejt se norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde.

Zvicerani Loic Meillard renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 56 qindtat e kohës se fituesi i garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kilde prinë me 474 pikë, pasojnë: Paris 454, Pinturault 401, Kristoffersen 379, Mayer 362, Feuz 361, Kriechmayr 360 pikë etj. 
 
Rezultatet 
1. Alexis Pinturault (Franca)    2:32.56
2. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +0.51
3. Loic Meillard (Zvicra)    +0.56
4. Riccardo Tonetti (Italia)     +1.87
5. Ryan Cochran-Siegle (SHBA)    +2.33
6. Nils Allegre (Franca)    +2.37
7. Pavel Trikhichev (Rusia)    +2.61
8. Gino Caviezel (Zvicra)    +2.66
9. Justin Murisier (Zvicra)    +2.95
10. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +3.11

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat