Noel triumfon, për 7 qindtat më i shpejt se zvicerani - Bota Sot
Noel triumfon, për 7 qindtat më i shpejt se zvicerani

Skijim

Noel triumfon, për 7 qindtat më i shpejt se zvicerani

Nga: Kemajl Goca Më: 5 janar 2020 Në ora: 19:15
Noel triumfon, për 7 qindtat më i shpejt se zvicerani

Skiatori francez Clement Noel është fitues i garës në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Sljeme të Zagrebit në Kroaci.  Noel është mbret i borës, në një garë jashtëzakonisht interesante.

Francezi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:57,14 minuta, duke lënë për 7 qindtat e sekondës pas vetes zviceranin Ramon Zenhäusern. Zvicerani me pak fat e me një rrëshqitje pak më të mirë do të dilte i pari.

Italiani Alex Vinatzer zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për 29 qindtat nga pozita e parë dhe për 10 qindtat ka qenë më i shpejt se suedezi Aandre Myhrer.

Francezi Alexis Pinturault nuk pati paraqitje të mirë dhe përfundoi në pozitën e nëntë me 97 qindtat e kohës më të dobët se bashkëkombësi i tij, Noel.

Rezultatet 
1. Clement Noel (Franca)    1:57,14
 2. Ramon Zenhäusern (Zvicra)    +0,07
 3. Alex Vinatzer (Italia)    0,29
 4. Aandre Myhrer (Suedia)    0,39
 5. Armand Marchant (Belgjika)    0,49
 6. Lucas Braathen (Norvegjia)    0,63
 7. Linus Strasser (Gjermania)    0,71
 8. Manfred Mölgg (Italia)    0,77
 9. Alexis Pinturault (Franca)    0,97
10. Simon Maurberger (Italia)    0,99

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat