Faqja e Federatës së Skitarisë së Kosovës, njofton se skiatorja e kombëtares së Kosovës, Era Shala, është lënduar rëndë në stërvitje në "Les Diablerets" të Lozanës.
“Gjate stërvitjes për garën e nesërme në GS, skitarja jonë Era Shala pësoj një lëndim të rëndë dhe me keqardhje nuk do të mund të vazhdoje më garat e ditëve në vijim.
Erës i dëshirojmë shërim të shpejtë, ndërsa Drini do të jetë garuesi i vetëm i cili do të na përfaqësoj në Lojërat Olimpike për të Rinj!
Deklaratë e trajnerit dhe udheheqësit të rrugës prof. dr. Bujar Turjaka”, shkruan në faqen e facebookut të Federatës së Skitarisë.