Sportistja e Kosovës lëndohet rëndë, transportohet me helikopter - Bota Sot
Sportistja e Kosovës lëndohet rëndë, transportohet me helikopter

Skijim

Sportistja e Kosovës lëndohet rëndë, transportohet me helikopter

Më: 11 janar 2020 Në ora: 18:03
KOK njofton se çka i ndodhi sportistes së Kosovës në Zvicër!

Fat i keq për Era Shalën, skitarja jonë thyen këmbën gjatë përgatitjeve

Fati nuk e ka përcjell Era Shalën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj "Lozana 2020".

Përkundër vullnetit të madh të dëshirës për të garuar në një ngjarje të tillë, skitarja jonë me të ardhme të ndrirur, sot theu këmbën gjatë përgatitjeve, një ditë para garës debutuese në sllallom të madh.

16-vjeçarja ishte duke u përgatitur në qendrën skitare "Les Diablerets" me trajnerët, Feim Kollçaku e Bujar Turjaka, kur theu këmbën.

Menjëherë, në ndihmë i dolën forcat emergjente të mjekësisë zvicerane, të cilar e bartën me helikopter nga qendra skitare në spitalin më të mirë të Lozanës, CHUV.

KOK i uron operim të suksesshëm kampiones tonë dhe rikthim sa më të shpejtë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

I tërë ekipi Olimpik i Kosovës është në mbështetje të plotë të Erës!, njodton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat