Brignone më e shpejta në superkombinim

Skijim

Brignone më e shpejta në superkombinim

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2020 Në ora: 16:46
Brignone më e shpejta në superkombinim

Skiatorja nga Italia, Federica Brignone, fiton në disiplinën e superkombinimit të Kupës së Botës, që u mbajt në, Qendrën e Skive në Altenmarkt-Zauchensee të Austrisë.

Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:03,45 minuta, duke lënë pas vetes zviceranen Wendy Holdener.

Skiatorja zvicerane ishte mjaft e mirë por mbetet për 15 qindtat larg pozitës së parë. Marta Bassino renditet në vend të tretë por me kohë më të ngadalshme për 82 qindtat se Brignone. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin prinë me 826 pikë, pasojnë Brignone 565, Vlhova 513, Holdener 267 pikë etj.

Rezultatet 
1. Federica Brignone (Italia)    2:03,45
 2. Wendy Holdener (Zvicra)    +0,15
 3. Marta Bassino (Italia)    0,82
 4. Ramona Siebenhofer (Austria)    1,39
 5. Elena Curtoni (Italia)    2,50
 6. Ester Ledecka (Çekia)    3,06
 7. Romane Miradoli (Franca)    3,20
 8. Nathalie Gröbli (Zvicra)    3,25
 9. Ida Dannewitz (Suedia)    3,26
10. Elisabeth Reisinger (Austria)    3,35

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat