Ambasadori i Kosovës në Zvicër viziton ekipin Olimpik

Skijim

Ambasadori i Kosovës në Zvicër viziton ekipin Olimpik

Më: 15 janar 2020 Në ora: 19:39
Ambasadori i Kosovës në Zvicër viziton ekipin Olimpik

Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Ramadan Avdiu, i shoqëruar nga zyrtari Avni Hasani, ka vizituar sot ekipin Olimpik të Kosovës, në veçanti skitaren Era Shala, e cila të shtunën theu këmbën e majtë gjatë përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj "Lozana 2020".

Ambasadori u prit në Fshatin Olimpik të Lozanës nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe skitarët Era Shala e Drin Kokaj.

Presidenti Hasani, duke e falënderuar ambasadorin Avdiu për vizitën theksoi se ardhja e tij është nderë dhe privilegj për Erën, lëndimi i së cilës ka mundur të jetë edhe më i rëndë.

Ambasadori Avdiu falënderoi presidentin Hasani për pritjen, derisa theksoi se ka ndjekur në vazhdimësi paraqitjet e ekipit Olimpik, ndërsa shtoi se vizita e tij ishte planifikuar për ndonjë sukses të ekipit tonë dhe jo për lëndim.

Krahas Erës, Kosovën e përfaqësoi edhe skitari tjetër, Drin Kokaj, i cili garoi në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat