Mayer shkëlqen në superkombinim - Bota Sot
Mayer shkëlqen në superkombinim

Skijim

Mayer shkëlqen në superkombinim

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:13
Mayer shkëlqen në superkombinim

Skiatori austriak, Matthias Mayer, shkëlqen në disiplinën e superkombinimit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Wengen të Zvicrës. Garë e fortë, me rivalitet të madh, sidomos vendi i parë me të dytin kanë pasur diferencë shumë të ngushtë në të qindtat e sekondës.

Mayer zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:32,45 minuta dhe me kohë më të shpejt për 7 qindtat e sekondës se francezi Alexis Pinturault. Francezit ka qenë i pafat, duke i rrëshqitur pozita e parë për një fije të flokut, ndërsa austriaku u tregua më i përsosur.  Në podium ka arritur edhe Victor Muffat-Jeandet nga Franca.

Ai zuri vendin e tretë por ngeci për 67 qindtat nga pozita e parë.  Zvicerani Loic Meillard renditet në pozitën e katërt por me kohë më të dobët për një sekondë e dy qindtat se vendi i parë. Norvegjezët Kjetilll Jansrud dhe Aleksander Kilde nuk e patën ditën e tyre por renditen në pozitën e shtatë përkatësisht të tetë.

Pinturault kryeson renditjen në superkombinim me 180 pikë, duke lënë pas Kilden (112) dhe Meillard (110). Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault kryeson me 613, ka dy më shumë se Kristofersen dhe në pozitën e tretë është Kilde (551).

Rezultatet 
1. Matthias Mayer (Austria)    2:32,45 
 2. Alexis Pinturault (Franca)    +0,07 
 3. Victor Muffat-Jeandet (Franca)    0,67 
 4. Loic Meillard (Zvicra)    +1.02 
 5. Riccardo Tonetti (Italia)    +1,24 
 6. Martin Çater (Sllovenia)    +1,34 
 7. Kjetill Jansrud (Norvegjia)    +1,52 
 8. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +1,56 
 9. Niels Hintermann (Zvicra)    +1,68 
10. Vincent Kriechmayr (Austria)    +1,87

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat