Zvicerani dominon në shtegun më të gjatë e më të mundimshëm!

Skijim

Zvicerani dominon në shtegun më të gjatë e më të mundimshëm!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:41
Beat Feuz, Dominik Paris dhe Thomas Dressen

Skiatori i Zvicrës, Beat Feuz, triumfoi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Wengen të Zvicrës.

Ai triumfoi në shtegun më të gjatë e më të mundimshëm. Feuz doli i pari me kohë të kaluar për 1:42,53 minuta dhe me një kohë më të mirë për 29 qindtat se italiani Dominik Paris. Gjermani Tomas Dressen për dy qindtat e sekondës mbetet larg pozitës së dytë dhe për shtatë qindtat ishte më i shpejt se austriaku Matthias Mayer.

Zvicerani Mauro Caviezel renditet i pesti me 48 qindtat e sekondës më të dobët se fituesi i garës.  Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault udhëheq me 613 pikë, pasojnë Kristoffersen (611), Kilde (591) etj. Në lëshim  Feuz kryeson me 400 pikë, pas tij janë Paris (384), Dressen (201), Mayer (200) etj.

Rezultatet 
1. Beat Feuz (Zvicra)    1:42,53
 2. Dominik Paris (Italia)    +0,29
 3. Tomas Dressen (Gjermania)    0,31
 4. Matthias Mayer (Austria)    0,38
 5. Mauro Caviezel (Zvicra)    0,42
 6. Aleksander Kilde  (Norvegjia)    0,48
 7. Bryce Bennett (SHBA)    0,87
 8. Niels Hintermann (Zvicra)    0,93
  8. Vincent Kriechmayr (Austria)    0,93
10. Ralph Weber (Zvicra)    1,00

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat