Noel fiton në sllallom, Kristoffersen udhëheq renditjen e përgjithshme 

Skijim

Noel fiton në sllallom, Kristoffersen udhëheq renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:50
Noel fiton në sllallom, foto EPA

Skiatori francez Clement Noel fiton në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Wengen të Zvicrës. Noel zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46,43 minuta, i cili edhe në rrëshqitjen e parë ka qenë më i mirë se rivalët. Francezi ka pasur një kohë më të mirë për 40 qindtat se pozita e dytë, norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Skiatori rus Alexander Horoshilov përfundoi në vend të tretë me 83 qindtat e sekondës larg pozitës së parë por me kohë më të mirë për dy qindtat se norvegjezi Sebastian Foss-Solevaag.

E veçanta ka qenë mes skiatorëve të Zvicrës Daniel Yule dhe Ramon Zenhausern, që përfunduan me të njëjtën kohë, ngecën për 90 qindtat nga pozita e parë dhe për 7 qindtat nga podiumi përkatësisht nga vendi i tretë.

Në renditjen e përgjithshëm të Kupës së Botës, Kristoffersen udhëheq me 691 pikë, pasojnë Pinturaalt 613,  Kilde 591, Paris 556, Mayer 512 pikë etj. ndërsa në sllallom Kristoffersen prinë me 402 pikë, pastaj janë Noel me 340, Yule 335 pikë etj.

Rezultatet 
1. Clement Noel (Franca)    1:46,43
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0,40
3. Alexander Horoshilov (Rusia)    +0,83
4. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)    +0,85
5. Daniel Yule (Zvicra)    +0,90
5. Ramon. Zenhäusern (Zvicra)    +0,90
7. Marco. Schwarz (Austria)    +0,91
8. Tanguy Nef (Zvicra)    +1,05
9. Jean Grange (Franca)    +1,23
10. Loic Meillard (Zvicra)    +1,32

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat