Garë e fortë në lëshim, Mayer i pari

Skijim

Garë e fortë në lëshim, Mayer i pari

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:27
Garë e fortë në lëshim, Mayer i pari

Garë e fortë është zhvilluar në Kitzbuhel të Austrisë, në disiplinën e lëshimit, ku triumfoi austriaku Mathhias Mayer me kohë të kaluar për 1:55,59 minuta.  Se gara ishte e fortë e me emocione treguesi më i mirë është se dy skiatorë janë renditur në vend të dytë me kohë të njëjtë, zvicerani Beat Feuz dhe austriaku Vincent Kriechmayr.

Këta skiatorë mbeten me kohë më të dobët për 22 qindtat larg pozitës së parë dhe për pesë qindtat ishin më të mirë se Johan Clarey nga Franca, që renditet në vend të katërt.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kilde prinë me 700 pikë, 8 më shumë se Mayer e 9 se Kristoffersen. Në lëshim Feuz udhëheq me 480, duke lënë pas Paris 384 e Mayer 300.
 

Rezultatet 
1. Mathhias Mayer (Austria)    +1:55,59
2. Beat Feuz (Zvicra)    +0,22
2 . Vincent Kriechmayr (Austria)    +0,22
4. Johan Clarey (Franca)    +0,27
5. Maxence Muzaton (Franca)    +0,31
6. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +0,67
7. Romed Baumann (Gjermania)    +0,83
8. Bryce Bennett (SHBA)    + 0,89
9. Alexandre Kilde (Norvegjia)    +0,90
10. Carlo Janka (Zvicra)    +0,93

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat