Kristoffersen në formë, lider në renditjen e përgjithshme dhe në sllallom!

Skijim

Kristoffersen në formë, lider në renditjen e përgjithshme dhe në sllallom!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2020 Në ora: 15:02
Henrik Kristoffersen, foto Harald Steiner

Skiatori nga Norvegjia, Henrik Kristoffersen, është në formën më të mirë të mundshme, i cili prinë në renditjen e sllallomit dhe në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës.

Kristoffersen ngadhënjeu në sllallom, që u mbajt në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42.37 minuta dhe me një kohë më të mirë për 34 qindtat se pozita e dytë, francezi Alexis Pinturault.

Zvicerani Daniel Yule renditet në vend të tretë me 83 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë por ka lënë pas për 16 qindtat francezin Clement Noel.

Image

Noel

Në top 10-she përfunduan edhe dy skiatorë nga Italia: Simon Maurberger zuri vendin e pestë me kohë më të mirë për pesë qindtat se Alex Vinatzer që renditet në të gjashtën. E veçanta ka qenë se dy skiatorë përfunduan në pozitën e nëntë me kohë të njëjtë, Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) dhe Ramon Zenhaeusern (Zvicra).

Në disiplinën e sllallomit Kristoffersen udhëheq me 552 pikë, me një epërsi prej 57 pikësh nga Yule që renditet në pozitën e dytë, ndërsa Noel është në vend të tretë me 450 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kristoffersen sundon me 841 pikë, duke lënë pas vetes Pinturault 722, Kilde 700, Mayer 692 pikë etj.  

Image

Yule

Në bazë të plasmanit që shihet, vërtet do të jetë një luftë e madhe deri në fund se cili nga skiatorët do të jetë kampion i ri i sllallomit dhe kampion i botës.

Rezultatet 
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    1:42.37
2. Alexis Pinturault (Franca)    +0.34
3. Daniel Yule (Zvicra)    +0.83
4. Clement Noel (Franca)    +0.99
5. Simon Maurberger (Italia)    +1.07
6. Alex Vinatzer (Italia)    +1.12
7. Kristoffer Jakobsen (Suedia)    +1.20
8. Dave Ryding (Britania e Madhe)    +1.23
9. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)    +1.36
9. Ramon Zenhaeusern (Zvicra)    +1.36

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat