Dressen - i pari gjerman që feston në Garmisch Partenkirchen që nga viti 1992 - Bota Sot
Dressen - i pari gjerman që feston në Garmisch Partenkirchen që nga viti 1992

Skijim

Dressen - i pari gjerman që feston në Garmisch Partenkirchen që nga viti 1992

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 15:19
Dressen - i pari gjerman që feston në Garmisch Partenkirchen që nga viti 1992

Skiatori gjerman Thomas Dressen - i pari gjerman që feston në Qendrën e Skive në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë, që nga viti 1992 kur atëkohë kishte fituar Markus Wasmeier.

Dressen zuri vendin e parë në lëshim me kohë të kaluar për 1:39.31 minuta, me kohën më të mirë për 16 qindtat se Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia.

Francezi Johan Clarey renditet në vend të tretë me 17 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë apo për një qindtën se pozita e dytë, ndërsa austriaku Vincent Kriechmayr arriti në pozitën e katërt dhe për 1 qindtën e kohës më të mirë se amerikani Travis Ganong.

Në renditjen e lëshimit Feuz udhëheq me 520 pikë, duke lënë pas Paris (384), Kilde (307) dhe Dressen (306). Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Henrik Kristoffersen prinë me 841 pikë, pasojnë Aleksander Aamodt Kilde (780), Alexis Pinturault (722), Matthias Mayer (692) etj.

Rezultatet 

1. Thomas Dressen (Gjermania) 1:39.31
2. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0.16
3. Johan Clarey (Franca) +0.17
4. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.26
5. Travis Ganong (SHBA) +0.27
6. Beat Feuz (Zvicra) +0.35
7. Niels Hintermann (Zvicra) +0.39
8. Kjetil Jansrud (Norvegjia) +0.49
9. Max Franz (Austria) +0.52
10. Emanuele Buzzi (Italia) +0.55

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat