Brignone triumfon në supersllallom të madh - Bota Sot
Brignone triumfon në supersllallom të madh

Skijim

Brignone triumfon në supersllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 14:56
Brignone triumfon në supersllallom të madh

Federica Brignone nga Italia triumfon në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Rosa Khutor të Rusisë.  Skiatorja italiane zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:25,33 minuta, duke lënë për 20 qindtat pas vetes bashkëkombësen e saj, Sofia Goggia.

Skiatorja zvicerane Joana Haehlen ka bërë paraqitje të mirë, renditet në vend të tretë por me kohë më të ngadalshme për 34 qindtat se pozita e parë dhe për 8 qindtat i shmanget bashkëkombëses së saj, Corinne Suter, që zuri vendin e katërt.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin prinë me 1.225 pikë, pasojnë Federica Brignone 955, Petra Vlhova 830, Marta Bassino 620, Wendy Holdener 493, Corinne Suter 472, Viktoria Rebensburg 456, Sofia Goggia 429, Michelle Gisin 410 Lara Gut-Behrami 338 pikë etj.

Në renditjen e supersllallomit të madh, Federica Brignone udhëheq me 216 pikë, e ndjekur nga Corinne Suter 200, Mikaela Shiffrin 186, Sofia Goggia 180 , Viktoria Rebensburg 180, Lara Gut-Behrami 167 pikë etj. 

Femrat 
1. Federica Brignone (Italia     1:25,33
2. Sofia Goggia (Italia)    +0,20
3. Joana Haehlen (Zvicra)    +0,34
4. Corinne Suter (Zvicra)    +0,42
5. Stephanie Venier (Austria)    +0,55
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0,68
7. Anna Veith (Austria)    +0,69
8. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    +0,87
9. Romane Miradoli (Franca)    +0,97
10. Ester Ledecka (Çekia)    +1,24

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat